Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë të Shqipërisë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një 50-vjeçare, e cila ecte me biçikletë në rrugë.
E plagosura humbi jetën rrugës për spital, njofton tch, transmeton Sinjali.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!