Aksident tragjik në Gjakovë – 66-vjeçari humb jetën pasi humbi kontrollin mbi veturën

news image

Gazeta Sinjali mëson se një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e vetë-aksidentit.

Rreth orës 23:15, viktima Nikoll Prenkaj rreth 66-vjeçar, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “VW Polo” në rrugën nacionale Klinë–Gjakovë, në afërsi të restorantit “Kalaja”, ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Sipas hetimeve të para, vetura ka kaluar nga shiriti i djathtë në të majtin, duke përfunduar jashtë rrugës. Mjeti u përplas fillimisht me rrethojat metalike dhe më pas me vazo betoni në hapësirat e restorantit, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Fatkeqësisht, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar që doli menjëherë në terren.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar i shtetit, i cili me urdhër të tij ka bërë që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/