Aksident tragjik në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën një punonjës pastrimi

news image

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Një furgon është përplasur me një automjet pastrimi, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi të mbeturinave.

Viktima është identifikuar si Bedri Dedej, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e përplasjes. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë i fortë dhe punonjësi ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes, raporton euronews.albania.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë dhe shërbimet emergjente. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/