Aksident trafiku në Vitomiricë të Pejës, katër persona të lënduar

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova për Sinjalin.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/