Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Ferizaj, përfshihen tri automjete

Aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Ferizaj, përfshihen tri automjete

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj në orët e mbrëmjes.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi” drejtimi Babush-Bibaj.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Babush-Bibaj. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes.”, tha Krasniqi.