Aksident trafiku afër Prilepit, lëndohen dy persona

Aksident trafiku afër Prilepit, lëndohen dy persona

Në DPB Prilep është paraqtur se në rrugën rajonale midis fshatrave Krivogashtani dhe Krusheani, një automjet pasagjerësh “DFSK” i drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Tërnovci, komuna e Mogillës, ka dalë nga rruga.

Në aksident, një pasagjer 15-vjeçar nga fshati Bella Crkva, komuna Krivogashtani, pësoi lëndime të rënda, ndërsa lëndime ka pësuar edhe shoferi, të cilat u konfirmuan në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit.


Një ekip policor nga DPB e Prilepit ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/