Aksident te rrethrrotullimi në Shirokë të Suharekës, vështirësohet qarkullimi

Aksident te rrethrrotullimi në Shirokë të Suharekës, vështirësohet qarkullimi

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në mesditë pranë rrethrrotullimit në Shirokë të Suharekës, ku janë përfshirë dy vetura.

Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, vetura janë përplasur në mes vete duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës dhe vështirësi në qarkullimin e veturave në atë pjesë.

Në vendin e ngjarjes janë parë disa qytetarë duke biseduar me drejtuesit e veturave, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigje.

The post Aksident te rrethrrotullimi në Shirokë të Suharekës, vështirësohet qarkullimi appeared first on Klan Kosova.