Aksident te ‘rrethi’ i FSK-së, njëra veturë përfundon mbi ‘ishullin’ ndarës të rrugës

Aksident te ‘rrethi’ i FSK-së, njëra veturë përfundon mbi ‘ishullin’ ndarës të rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth në orët e hershme të mëngjesit në dalje të Prishtinës, në pjesën e njohur si rrethi i FSK-së.

Në aksident të përfshira ishin dy vetura, derisa njëra prej tyre kishte përfunduar në ishullin ndarës të rrugës.


Telegrafi i ka shkruar Policisë së Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/