Aksident pas mesnate në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident pas mesnate në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë për Klankosova.tv se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai.

The post Aksident pas mesnate në Prishtinë, lëndohen dy persona appeared first on Klan Kosova.