Aksident në Shirokë, vetura godet dy këmbësore në vendkalimin e tyre

Aksident në Shirokë, vetura godet dy këmbësore në vendkalimin e tyre

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:50, në fshatin Shirokë të Suharekës, ku një automjet ka goditur dy këmbësore femra që po kalonin rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.


“Sipas informacioneve të para, një automjet ka goditur dy këmbësore femra derisa ato po kalonin rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, të dyja këmbësoret kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ato janë dërguar në Qendrën e Emergjencës për t’u dhënë ndihma mjekësore”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin me qëllim të sqarimit të rrethanave të aksidentit.