Aksident në rrugën Prizren–Dragash, kolona deri në pesë kilometra

Aksident në rrugën Prizren–Dragash, kolona deri në pesë kilometra

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në rrugën magjistrale Prizren–Dragash, mes një veture dhe një furgoni.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e dëmtuara nga përplasja.

Si pasojë e aksidentit, është shkaktuar një kolonë e gjatë e automjeteve, që thuhet të ketë arritur deri në pesë kilometra.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për më shumë detaje lidhur me rastin. /Klankosova.tv

The post Aksident në rrugën Prizren–Dragash, kolona deri në pesë kilometra appeared first on Klan Kosova.