Aksident në rrugën Prishtinë–Ferizaj, një person i lënduar

news image

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot herët në mëngjes në rrugën Prishtinë–Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 04:30, është pranuar informata për një aksident ku ishte i përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime.

Njësiti rajonal i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. Nuk janë dhënë detaje shtesë rreth shkaktarëve të aksidentit apo gjendjes shëndetësore të të lënduarit.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/