Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen 4 persona

Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fshatin Ozdrim.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë.

Gashi deklaroi se të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal”, deklaroi Gashi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT