Katër persona janë lënduar sot rreth orës 16:20 në një aksident mes dy veturave në fshatin Ozdrim.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës rajonal i Policisë në Pejë, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
Si pasojë e aksidentit, katër personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Hetimet për përcaktimin e përgjegjësisë dhe shkakut të aksidentit janë duke vazhduar.
“Një aksident ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Ozdrim të Pejës. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


