Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.
Për shkak të shpejtësisë dhe errësirës, një veturë është përplasur me barrierat metalike anësore të mbikalimit tek Ura e dajlanit.
Barrierat e kanë mbrojtur duke e mbajtur brenda rrugës, ndërsa më pas mjeti është përmbysur.
Për fat të mirë, nga aksidenti i rëndë nuk ka pasur pasoja për jetën. /Tch/