Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përfshihet një veturë policie

news image

Një përplasje mes një veture zyrtare të policisë dhe një veture civile ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj‑Gjilan, në fshatin Sojevë.

Ngjarja u konfirmua për Gazeta Sinjali nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, që bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: – një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli për Sinjalin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila po trajton rastin dhe po mbledh dëshmi për shkakun e përplasjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/