Monday, April 6, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në Llugë të Podujevës, lëndohen tre persona

Aksident në Llugë të Podujevës, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në fshatin Llugë të Podujevës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë”.

“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT