Një aksident i pazakontë ka ndodhur natën e së dielës në qytetin Freiberg të Gjermanisë, ku një grua 62-vjeçare përfundoi me veturën e saj Audi Q5 mbi disa makina të parkuara, pasi në vend që të frenonte, shtypi gabimisht pedalin e gazit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimit të Bild, përplasja ka qenë aq e fuqishme sa dëmtimet përfshinë dy vetura të tipit Mercedes dhe një mur të një shtëpie përreth.
Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga ky aksident vlerësohet rreth 75 mijë euro.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë më tej për shkaqet e ngjarjes.
The post Aksident në Gjermani: Gruaja përplas Audin në mur dhe mbi vetura appeared first on Sinjali.