Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksident në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se dy të aksidentuarit kanë pësuar lëndimet trupore.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, njoftoi Ahmeti për Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT