Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Duhël të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kombi bus.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime, të cilat sipas Policisë janë kryesisht të lehta.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një kombi bus.”
“Është raportuar një aksident trafiku në Duhël, në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një kombi bus. Si pasoj e aksidentit ka persona të lënduar, kryesisht me lëndime të lehta si dhe dëme materiale”, ka thënë Bytyqi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe autoambulanca, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!