Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, të përfshira së paku dy vetura

Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, të përfshira së paku dy vetura

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bresje të Fushë Kosovës.

Bazuar në pamjet e një lexuesi të Klankosova.tv, një veturë ka dalë jashtë rrugës.

Po në pamjet e dërguara në redaksi, shihet se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, megjithëse ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit për më shumë informacione, mirëpo ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

The post Aksident në Bresje të Fushë Kosovës, të përfshira së paku dy vetura appeared first on Klan Kosova.