Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, të përfshira dy vetura dhe një autoambulancë – s’dihet për të lënduar

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Në pamjet që ka siguruar Sinjali nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autoambulancë.

Aktualisht, nuk dihen nëse nga ky aksident ka të lënduar, por Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/