E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeAksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë

Aksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar në pamjet e dërguara në redaksi, një person shihet i shtrirë në rrugë, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë për informacione më të detajuara, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT