Një aksident trafiku ka ndodhur, në mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në rrugën “Hysri Talla” në Prishtinë, raporton Sinjali.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për kryeqytet, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se dy persona janë lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!