Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:40, në fshatin Morinë të komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Në fshatin Morinë në Gjakovë rreth orës 13:40 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, tha ai.
Rasti po trajtohet nga njësia rajonale e trafikut në Gjakovë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);