Një aksident mes një veturë dhe një motoçiklete ka ndodhur sonte në qytetin e Vushtrrisë.
Një lexues për Klankosova.tv ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, si dhe ka pohuar se aksidenti ka ndodhur afër varrezave të qytetit.
I njëjti shtoi se motoçiklisti ishte në orar të punës, duke shpërndarë ushqim për klientë.
Klankosova.tv ka kontakuar Policinë e Kosovës për rastin në fjalë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Klankosova.tv
The post Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Vushtrri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.