Të shtunën rreth orës 17:50, në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore.
Si pasojë e këtij aksidenti, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe pas marrjes së trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
“Rreth orës 17:50, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. Si pasojë, tetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt, të gjithë janë liruar në shtëpi,” tha Veseli për Telegrafin.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/