Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte, rreth orës 20:45, në qendër të Shtimes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se në këtë aksident janë lënduar dy persona.
Tutje, ai shtoi se Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!