Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident duket se janë përfshirë së paku dy vetura.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasje, derisa ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, dhe është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.


