Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, ka të lënduar

Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Mitrovicë.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi te Parku “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani e cila ndodhet në vendin e ngjarjes thotë se katër persona kanë mbetur të lënduar nga kjo përplasje, derisa Klankosova.tv, ka tentuar të kontaktojë me policinë, por është ende në pritje të një përgjigje.

The post Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, ka të lënduar appeared first on Klan Kosova.