Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, lëndohet një person

Aksident mes dy veturave në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Përveç dëmeve materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajti, Kanun Veseli.

“Në ora 09:10 në magjistrale në fshatin Babush , ka ndodhur një aksident trafiku , ku janë përfshire dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve te shkaktuara materiale në vetura, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT