Aksident mes dy veturave në kryeqytet, një i lënduar

https://klankosova.tv/rreth-200-aksidente-ndodhen-gjate-qershorit-ne-rajonin-e-ferizajt-tre-prej-tyre-me-te-vdekur/Rreth 200 aksidente ndodhën gjatë qershorit në rajonin e Ferizajt, tre prej tyre me të vdekur - Klan Kosova

Një tjetër aksident është shënuar sot në kryeqytet ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë Enis Pllana, tha për Klankosova.tv rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Luan Haradinaj”.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Klankosova.tv.

The post Aksident mes dy veturave në kryeqytet, një i lënduar appeared first on Klan Kosova.