Aksident mes dy veturash në Pejë, lëndohen katër persona

Aksident mes dy veturash në Pejë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:05 në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.


Ai theksoi se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/