Në orët e hershme të mëngjesit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy taksive në rrugën “Ukshin Hoti”, më saktësisht tek kompleksi “Ramiz Sadiku”.
Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit për Klankosova.tv, shihet se veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkaq, në vendngjarje shihet se kanë shkuar edhe njësi të policisë.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar në këtë aksident.
Klankosova.tv ka kontaktuar policinë e Kosovës për informacion, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.
The post Aksident mes dy taksive në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.