Aksident mes dy automjeteve në rrugën Denas–Skenderaj, Policia: Dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Denas–Skenderaj.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes dy persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha tutje ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/