Aksident mes dy automjeteve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, s’dihet për të lënduar

news image

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një i tillë ka ndodhur sot, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj pak para orës 13:00.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Po ashtu, ka dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet për të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Pamje nga aksidenti:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/