Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit.
Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Tutje Hoxha, ka bërë të ditur se rruga është e bllokuar përkohësisht.
Ndërsa apelohet të përdoren rrugë tjera alternative.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve.
Pas raportimeve shtese nga kompetentet do te njoftoheni per informacione tjera”, tha Hoxha.
The post Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar appeared first on Klan Kosova.