Aksident me fatalitet në Fier: Humb jetën një nga pasagjerët, dërgohen në spital tre të tjerë

news image

Një aksident i rëndë trafiku është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Çermë Sektor të Shqipërisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar pasoja tragjike.

Policia njofton se rreth orës 05:00, drejtuesi i automjetit, shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, duke humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur dhe po marrin trajtim në spital A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15-vjeçar si edhe vetë drejtuesi i automjetit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë 63-vjeçarin dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/