E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/aksident-me-fatalitet-ne-ferizaj-vdes-nje-65-vjecar11/Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar - Klan Kosova

https://klankosova.tv/aksident-me-fatalitet-ne-ferizaj-vdes-nje-65-vjecar11/Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar – Klan Kosova

Një person i moshës 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së diel në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Rasti për Klankosova.tv u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më 22.06.2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Cakaj” të fshatit Mirosalë, ku një veturë e tipit Golf me targa vendore ka goditur një shtyllë elektrike.  Në vendin e ngjarjes është gjetur një person brenda veturës, për të cilin fillimisht nuk dihej nëse kishte shenja jete. Menjëherë janë njoftuar emergjenca, njësia e zjarrfikësve dhe Njësia e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, pas raportimeve për dëmtimin e shtyllës dhe rrëzimin e telave në tokë, është njoftuar edhe KEDS”.

“Rreth orës 12:37, mjeku kujdestar nga emergjenca e Ferizajt ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është S. B, rreth 65 vjeç”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve policor.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

The post Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT