Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës

Ferizaj, vdes një grua, ishte pjesë e një aksidenti mes dy veturave

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Zajm të Klinës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

The post Aksident me fatalitet, dy të vdekur në Zajm të Klinës appeared first on Klan Kosova.