Një aksident trafiku me lëndime të rënda ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:15 në rrugën “Mamush-Novak” në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë.
Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit si dhe një pasagjer që ndodhej në njërën nga veturat.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre aktualisht po trajtohet nga personeli shëndetësor.
Ndaj njërit prej të përfshirëve është iniciuar procedurë penale ai është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/