Tuesday, February 24, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në Tiranë: Makina përplas për vdekje 7-vjeçarin, shoferi largohet...

Aksident i rëndë në Tiranë: Makina përplas për vdekje 7-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një fëmijë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet të martën në Tiranë.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital, shkruan Euronews.al.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT