Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të diel, më 22 mars 2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” me targë FR4044C dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL. Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se drejtuesit e të dy mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, një person i tretë ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


