Aksident i rëndë në Mramur: U përplasen dy vetura, mes të lënduarve edhe polic – foshnja në gjendje të rëndë

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Flakadani i Lirisë” në fshatin Mramur të Prishtinës, ku janë përfshirë dy automjete dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:20, ku janë përplasur një Audi A7 ngjyrë e zezë, i drejtuar nga A.G., rreth 22-vjeçar, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një Seat me targa 01-566-UI, që drejtohej nga Valon Gashi, rreth 36-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar shoferët e të dyja automjeteve, ndërsa gjendja më e rëndë raportohet tek një foshnje, D.G., e cila është dërguar pa vetëdije për trajtim mjekësor. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjeret D.N dhe L.G.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Njësia e hetimeve të aksidenteve dalur në vendngjarje dhe ka kryer ekzaminimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/