Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Komoran.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se në aksident janë të përfshira së paku dy vetura, teksa nuk dihet për të lënduar.
Po ashtu, në pamje të tjera të dërguara nga lexues të Klankosova.tv shihet se si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona nga Komorani deri në Arllat.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.
The post Aksident i rëndë në Komoran, kolona deri në Arllat appeared first on Klan Kosova.