E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në Kaçanik – rrokulliset traktori, vdes veterani i UÇK-së,...

Aksident i rëndë në Kaçanik – rrokulliset traktori, vdes veterani i UÇK-së, Sabri Mani

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:15 në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, ku një traktor është rrokullisur nga terreni malor dhe ka përfunduar në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Sabri Mani, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Kaçaniku.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në vendin e ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente.

Sipas tij, dyshohet se në rrethana ende të pasqaruara, traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale.

Policia ka njoftuar njësinë rajonale të trafikut për procedurat e mëtejme dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT