Aksident i rëndë në Kaçanik, humb jetën një 77-vjeçar – dy të tjerë lëndohen

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 15:20 në fshatin Begrac të Kaçanikut, ku janë përfshirë dy vetura, duke shkaktuar lëndime trupore tek tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri nga të lënduarit, një 77-vjeçar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK – Prishtinë.

Rreth orës 22:00, policia njoftoi se ky person fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, konfirmoi aksidentin për Gazetën Sinjali, dhe tha se dy personat e tjerë janë dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

“Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.”Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Për veprimet policore është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Për informata shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, do të njoftoheni me raportin vijues.”, tha tutje ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/