E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në Greqi, humb jetën 42-vjeçari shqiptarSinjali

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 42-vjeçari shqiptarSinjali

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin Volos të Greqisë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një shtetas shqiptar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth 10 minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin me rrugën “Ypsilantou”.

Viktima është një 42-vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte me motor nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, kur është përplasur me një veturë që drejtohej nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.

Përplasja ishte e fuqishme, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet emergjente. I lënduari u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT