Një aksident ka ndodhur sot në afërsi të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.
Në këtë rast janë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku së paku janë lënduar dy persona.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Klankosova.tv ka pyetur edhe në polici, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar asnjë informacion.


