E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeAKP me aksion në veri, largon inventarin e Postës së Serbisë

AKP me aksion në veri, largon inventarin e Postës së Serbisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke zhvilluar një aksion në veri të Mitrovicës përmes së cilit po largon inventarin e Postës së Serbisë.

Në këtë aksion është duke asistuar Policia e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë 1, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Tëvë1 kishte raportuar javën e kaluar se objektet në të cilat ka operuar posta e Serbisë në komunat veriore shumë shpejt pritet t’i kalojnë Postës së Kosovës./teve1.info/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT